Me akuzat ndaj UÇK-së, ju – që e ndihmuat lirinë e Kosovës, e humbët busullën.
Pjesë nga fjala e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në Këshillin e Evropës:
Unë përfaqësoj Shqipërinë, por s’kam ardhë të flas për Shqipërinë edhe pse tema e shqetësimit lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin.
Megjithatë, ia vlen ta nisim me Shqipërinë, duke qenë që ajo dua të them ka lidhje me cështjen e marrëdhëniës se një vendi me të shkuarën e vetë dhe zhvillimin me të ardhmen, poashtu lidhet me raportet midis shteteve në Ballkan dhe përtej.
Marrëdhëniet tona me njëri tjetrin ndërmjetësohen nga marrëdhëniet tona me institucionet evropiane. Nëse ato dështojnë të ofrojnë drejtësi është e madhe.
Dëmi shkon shumë larg, përtej shumatorës së tragjedive individuale.
Është dëm një goditje ndaj përpjekjeve tona për të kthyer një faqe të historisë tonë, për të shkruar një histori tjetër.
Për ju, lufta është një kujtim i largët, për ne një plagë që ende dhemb.
Sërish, pavarësisht përvojave tona me luftën, nën ombrellën e madhe të këtij institucioni që përcakton veten si organzitatë udhëheqëse në kontinent për të drejtat e njeriut, faktet nuk duhet të cenohen nga lojërat e pushtetit.
Në dekadat e fundit, institucionet ndërkombëtare, kanë qenë faktor thelbësor në ndërmjetësimin e konflikteve.
Shqipëria vijon të ndërtojë të ardhmen, të zhvillojë institucione demokratike derisa përndiqet nga fantazmat e autoritarizmit.
Serbia jo shumë larg, konsiderohej armik për vdekje, por tani është një partner në nismën tonë të Ballkanit të Hapur.
Asnjëherë më parë historia nuk është treguar e mirë për ne. Të tjerët vendosnin për ne, nuk na pyesnin se ku duam të jemi.
Tri dekada më parë ne patëm mundësinë të ndryshonim rrjedhën tonë dhe të kthenim sytë nga Evropa.
Shqiptarët në tërësi nuk përfytyrojnë diçka tjetër përvec rrugëtimit drejt Evropës edhe nëse rezulton rrugëtim i trazuar.
Në momente si këto, kur e ardhmja lihet edhe një herë në mëshirë të së shkuarës dhe politikanë mendjengushtë janë të gatshëm ta lënë të shkuarën për frikërat e së ardhmes cështjet e vërtetës dhe drejtësisë dalin në pah.
Në të tilla momente, besimi në institucione ndërkombëtare duhet vënë në vend.
Në momente të tilla, që shtete e vogla nuk duhen braktisur.
Në këto tri dekada të gjata, nëse kemi mësuar diçka është se demokracia është gjithnjë në ndërtim e jo një ndërtesë e përfunduar.
Ukraina po përndiqet edhe një herë nga e shkuara, një kujtesë e gjallë për ata që përndiqen nga e shkuara, se sa lehtë mund të shfrytëzohet historia nga lojërat e errëta.
Në Ballkan vijojmë të jemi të vetëdijshëm për këtë.
E shkuara nuk është një faqe që mund të shuhet e tëra, si e thërrasim këtë shkuar, cfarë historish rrëfejmë, cilat të vërteta zgjedhim të vëmë në dukje, kanë vlerë jo vetëm për të kuptuar se kush jemi por edhe për të ditur se si të angazhohemi për botën.
Këtu vij tek cështja kryesore që doja të ngrija me ju sot dhe pse ka rëndësi, jo vec për ata që janë të prekur drejtpërdrejt por për të gjithë ne
Për aftësinë e qytetarëve për të ruajtur besimin te politika dhe institucionet.
Ka kombe në historinë e botës që jetojnë gjatë gjithë jetës duke mbrojtur lirinë e tyre të rrethuar nga dhuna, gënjeshtrat dhe hipokrizia e bashkësisë ndërkombëtare.
Ata shpresojnë të rezistojnë për aq sa munden e aq sa bota të gjejë ndërgjegje.
Ky është rasti i Ukrainës tani, ky ishte rasti i Kosovës disa dekada më parë.
Ju keni vënë re sa i zellshëm është Putini për të tërhequr parlalel mes Krimesë dhe Kosovës.
Ka një të të tillë midis Kosovës dhe Ukrainës por jo mes Krimesë dhe Kosovës.
A nuk do të ishte mirë që ju këtu, të nisnit të mësonit të tjerat organizma të politikave ta shkruajnë Kosovën Kosova e jo Kosovo.
Republika e Kosovës.
Të gjallët ende kërkojnë të dashurit e vetë.
E gjitha ndodhi nën hundën e bashkësisë ndërkombëtare.
Ndërhyrja e plotë ushtarake e NATO-s në tokën evropiane, njohu UÇK-në dhe luftën e saj, drejtësia u vu në vend. Mund të niste pajtimi ose të paktën kështu dukej.
Lufta është punë e shëmtuar, është në natyrën e saj që dikush të presupozojë se ka simetri luftëtarësh e të dyja palët kanë shkaktuar dëme.
Lufta në Kosovë nuk ishte e zakonshme, ishte e përgjakshme.
Evropa, gjeti busullën e vetë morale.
Por kjo busullë humbi më pas, e humbi në këtë ndërtesë.
Të njëjtat institucione ndërkombëtare që i dhanë Kosovës të drejtën e lirisë, minuan vetë veprimet e tyre, parimet e tyre.
Përfunduan duke vënë në pikpyetje integritetin e luftës së Kosovës për liri por edhe përmes veprimeve që supozuan se si ndodhi një gjë e tillë.
Më pak se një dekadë pas ndërhyrjes së NATO-s, Karla del Ponte, botoi një libër kujtimesh “Zonja prokurore’, ku pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga lidershipi i UÇK-së, përfshi edhe trafikimin e organeve njerëzore.