Rama ia kthen “dissin” Bashës – Ja me cilën këngë

Rama ia kthen “dissin” Bashës – Ja me cilën këngë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në prag të zgjedhjeve të 11 majit, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik duke iu kundërpërgjigjur me video-këngë ish kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Dyshja kanë përdorur këngët e “Unikkatilit”, për t’i dërguar njëri-tjetrit mesazhe, nëpërmjet këtyre videove.

“Si thotë Unikatili Ramë? Ku i ke shokët? Hë me Ramë? Më kishe kërkuar…”, thotë në një nga videot e tij Basha.

Ndërkaq nuk ka vonuar shumë edhe përgjigjja e kryeministrit Rama.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ai citoi vargjet: “Pse nuk e kupton që ti s’mun m’u shty me mu? Ti ndaç mohoje dost, sa herë ke provu me mu, ke dështu”, duke ironizuar liderin e opozitës.

VIDEO:



Related Articles