Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë vepër penale në momentin kur u’a ndali rrogat disa mësimdhënësve, kjo është keqpërdorim i detyrës zyrtare nga ministri.
Deklaroi komentatori politik, Fidan Rama në Politiko.
“Këtu ka shantazh përmes këqpërodrimit të pushtetit. Do të thotë, Hekuran Murati ka bërë keqpërodrim i detyrës zyrtare kur ia ka ndalë rrogat njerëzve. Është vepër penale. Keqpërodrim i detyrës zyrtare të ministrtit. Nuk guxon me ndalë pagën. Kërkush nuk guxon me bë atë sen, dikush me paditë, e fiton gjyqin”, theksoi Rama në Politiko.
Ai madje tha se nëse ngrihet padi ndaj ministrtit për këtë vepër penale, do ta fitojë edhe gjyqin.
“Sot nëse e çon dikush e shihni që ka të drejtë. Ministri nuk ka të drejtë. Ai ështe aty nënpunës, me kry punë. Ai është Ligji që duhesh me zbatu. Kaq është”, shtoi Rama në Politiko.