Rama në Liban: Pesë gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e Sirisë, nesër kthehen në Shqipëri

Rama në Liban: Pesë gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e Sirisë, nesër kthehen në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Beirut, Liban për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimin e fëmijëve e grave të tjera në atdhe.

Rama bën të ditur se 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri do të rikthehen nesër në Shqipëri.

“5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim. Faleminderit Shukran”, shprehet kryeministri Edi Rama.

Në një prononcim për Top Channel, kryeministri u shpreh se “është bërë një operacion i gjatë shumë palësh për t’ia arritur kësaj dite”.

“E rëndësishme është që janë 14 fëmijë dhe 5 gra, pengje të atij kampi të ferrit, për të cilët ne kemi punuar pa pushim, që nga dita e parë e rikthimit nga operacioni i dytë. Është një operacion tejet i ndërlikuar për shumë arsye, por falë lidhjes së ngushtë që unë kam vendosur me gjeneralin Abass këtu dhe falë bashkëpunimit të ngushtë, mes miqësisë së Brendshme dhe autoriteteve këtu dhe ndjekjes nga afër të të gjithë procesit nga ministri ynë i Brendshëm, sot e kurorëzojmë këtë operacion. Unë jam këtu për t’i marrë fëmijët dhe gratë dhe për t’i rikthyer nesër në atdhe”, theksoi Rama.

Related Articles