Rama në mbledhjen e dy qeverive bën thirrje për një Kuvend të përbashkët Shqipëri-Kosovë

Rama në mbledhjen e dy qeverive bën thirrje për një Kuvend të përbashkët Shqipëri-Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i bëri kërkesë homologut të tij, Albin Kurti për ngritjen e një Kuvendi të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

“Dhe e fundit kryeministër, sepse pjesën tjetër të optimizmi që kthehet në entuziazëm, do ju propozoja që meqë jemi në 110 vjetorit të pavësisë së Shqipërisë, të kishim në nëntor të parin kuvend të përbashkët”, theksoi fillimisht Rama.

Sipas kryeministrit, nëse bindin të dy kryesitë e kuvendeve “të kemi këtë kuvend të përbashkët, atëherë japim mesazhin për ata që lexojnë sloganet e mbledhjeve, që këto nuk janë slogane bosh”.

Rama deklaroi se ka ardhur momenti që të renditen rezultatet konkrete të arritura mes të dyja qeverive – referuar edhe Kosovës.

Ai gjendet së bashku me ministrat shqiptarë në Kosovë për takimin e tetë të këtij rangu mes përfaqësive zyrtare të të dyja vendeve.

Related Articles