Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e mbajtur përballë Trupit Diplomatik në Shqipëri, ka deklaruar se viti i ardhshëm do të jetë një vit kyç për të ardhmen e Shqipërisë.
Ai u ka kërkuar që bashkëpunimi mes Qeverisë dhe tyre të vijojë si fillim në stadet njerëzore e më pas të tjerat.
Rama në fjalimin e tij ka risjellë në vëmendje pandeminë, të cilën e ka cilësuar një armik të padukshëm.
Por, kjo sipas tij nuk do të thotë që palët ta shohin njëri-tjetrin si të padukshëm.
“Pavarësish vështirësive që kaluam unë jam shpresëplote se më shumë do të bëhet gjatë viteve që do të vijnë” u shpreh kryeministri.
Ai u ka bërë thirrje ambasadorëve që shtetet e tyre respektive të mos tërhiqen në izolim.
“Shqipëria e di shumë mirë se kush është kostoja e izolimit. Asnjë vend nuk e menaxhon dot vetëm një situatë si kjo”, tha numri një i Qeverisë, duke shtuar se “jemi të gjithë rishtarë përpara këtyre sfidave dhe mund të mësojmë nga sukseset dhe dështimet.
Sa i përket fitores së tij të tretë radhazi, Rama ravijëzoi se ishte një moment sa i ëmbël aq edhe i hidhur.
Për këtë të fundit ai argumentoi se u ndje në të atë mënyrë pasi mendonte se nuk kishte bërë mjaftueshëm.
“Pas një fitoreje që më përndjek më shumë pafuqia e pushtet për të ecur më shpejt, për të modernizuar një shtet që humbi shumë nga diktatura, ndihem i sëkëlldisur”, tha Rama.
Sipas tij, ai ndjeu se nuk kishte bërë mjaftueshëm për të shëruar dasitë, në një vend të përndjekur ende nga e shkuara, ku lajmësi duhej vrarë përpara se sa të dëgjohej mesazhi e ku kundërshtari politik ende shihet, jo si një kundërshtar me të cilin duhet angazhuar, por si një armik që duhet shkatërruar.
Ai theksoi se po punohet pa pushim për një sistem drejtësie të pavarur.
Nuk kishte si të mungonte as zhgënjimi me Bashkimin Evropian për moshapjen e negociatave.
“Shqiptarët kanë bërë gjithçka për të marrë dritën jeshile dhe me kohën që kalon, frustrimi i tyre rritet akoma më shumë”, deklaroi Rama.
Pavarësish të gjithave, kryeministri e finalizoi urimin e tij duke vënë në dukje faktin që “jeta shkon shumë shpejt për ta cilësuar njëri tjetrin si armiq”./Gazeta “Enigma”/