Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një postim në Instagram, ku shihet në një tavolinë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku e pranishme ishte edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Ai ka shkruar konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike.
“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, ka shkruar Rama.