Rama nga Samiti: Vendet e rajonit t’i largojnë barrierat, të marrim hapa për të rrugëtuar drejt BE-së

Rama nga Samiti: Vendet e rajonit t’i largojnë barrierat, të marrim hapa për të rrugëtuar drejt BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në samit, ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të rritin bashkëpunimin dhe të largojnë barrierat.

Rama theksoi se  Shqipëria ka hyrë në një fazë të re në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, njofton Klankosova.tv.

“Sot jemi mbledhur për të thelluar bashkëpunimin tonë si kombe me mendësi të ngjashme që kërkojnë që të bashkohen me bashkimin e shteteve evropiane. Shqipëria ka hyrë në një fazë të re në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke trefishuar përpjekjet tona për të arritur këtë objektiv strategjik”, u shpreh Rama.

“Së pari po marrim me shpejtësi detyrat e nevojshme të shtëpisë që janë kaq të shumta duke miratuar korpusin ligjor të BE-së duke thelluar reformat në të gjitha drejtimet dhe krimit të organizuar. Së dyti mbetemi të vendosur për të nxitur përmirësimin e marrëdhënieve tona me të gjithë partnerët tanë rajonal, duke nxitur paqen, dialogun dhe bashkëpunimin midis vendeve të  Ballkanit Perëndimor, së treti po bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë aleatët tanë të Bashkimit Evropain, duke shkëmbyer pikëpamje si të mundemi të rritim përpjekjet dhe të përmirësohen shanset për suksese”.

“Mundësitë të merren ose mund të humben, ne duhet të angazhohemi plotësisht pa asnjë hezitim pa kufizime pa shtrëngime, që të përfitojmë nga kjo mundësi”, vazhdoi kryeministri.

Kryeministri shqiptar gjithashtu u bëri thirrje vendeve të rajonit që të t’i lënë anash çështjet dhe të bashkëpunojnë.

“Unë e pranoj ndryshe nga Shqipëria, disa vendet e rajonit përballen me çështje komplekse midis tyre, bëjë thirrje që t’i lënë këtë mënjanë, këto dallime për një punë bashkëpunuese e jetike q me qëllim për të transformuar rajonin e vendet tona. Sigurisht çështjet dypalësh mbesin por duhen zgjidhur përmes bashkëpunimin e dialogut e dypalësh e jo të ndërhyjnë në këtë ushtrim të ri shumëpalësh”.

“Përgjatë këtyre 10 vjetëve Procesi i Berlinit na ka dëshmuar sesa mund të lehtë të thuash se të bësh, është sigurimi i aktual i lëvizjes së lirë dhe mallrave dhe shërbimeve, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndërmorën nismën e Ballkanit të Hapur për të shpejtuar progresin bazuar në parimet e Procesit të Berlinit”.

“Me planin ri të rritjes në fuqi, ose do të ndërmarrin hapa e nevojshëm për të ecur më pranë BE-së e njëri-tjetrit, ose të rrezikojmë të dështojmë për të zënë një vend në tryezën e BE-së”.

“O e bëjmë së bashku ose dështojmë së bashku,. Ekonomitë tona nuk mund të lulëzojmë duke penguar lëvizjen e lirë të njëra-tjetrës e as nuk mund të sigurohen mirëqenie për njerëzit tanë pa instrumentet e paqes e të bashkëpunimit përtej kufijve, gjuhëve. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë ose mungesa e kësaj begatie do të na bëjë të humbasim paqen”.

“Si mund të bëhemi më të lirë në qoftë se kamionët tanë  të eksportit dhe importi të duhet të presin 26 milionë orë në vit në kufijtë tanë rajonal Si mund të mos heqim barrierat jo tarifore dhe të humbasim vit pas viti një rritje potenciale 3 për qind çdo vit vetëm duke e bërë këtë”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Related Articles