Rama: Nuk po heshtim, po presim KFOR-in

Rama: Nuk po heshtim, po presim KFOR-in

Edi Rama, ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë, ai ka thënë se po presin KFOR-in të qartësojë situatën, teksa ka shtuar se ata janë duke e hetuar rastin.

“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë.

Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!”, raportohet të ketë thënë Rama, shkruan Front Online.

Related Articles