Rama pas fitores ka një premtim për qytetarët e Prishtinës

Rama pas fitores ka një premtim për qytetarët e Prishtinës

Pas shpalljes së rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor, kryeqytetin e Kosovës e fitoj kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike, Përparim Rama.

Rama pas fitores përmes një koference për media ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë, duke theksuar se prej nesër do të fillojnë një rrugëtim të ri.

“Ju premtoj që më zellin më të madh, me puënn më të madhe kemi me punu derisa ta bëjëm Prishtinën transforimin që ua kam premtu. Do ta transferojme për të gjithë ju, sepse mundemi”, ka thënë ai.

Tutje, Rama ka theksuar se ka premtuar se kush do ta pyes se ku është Prishtina, sipas tij do ta dijë se ku është ajo.

Ndryshe, Rama ka fituar me 50, 07%, ndërsa kundërkandidati i tij, Arben Vitia, mori 48,93%.

Related Articles