Rama mbështet Kosovën për targat: Kosova të dialogojë e Serbia të bashkëpunojë

Rama mbështet Kosovën për targat: Kosova të dialogojë e Serbia të bashkëpunojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri, pas vendosjes së reciprocitetit për targat nga ana e autoriteteve kosovare, raporton Gazeta “Enigma”.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se Kosova e ngre problemin me plotë të drejtë, ndërsa shton se duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit siç ndodhi me tarifën 100%.

Sipas Ramës, Kosova duhet të dialogojë,  Serbia të bashkëpunojë dhe BE të ndërmjetësojë.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangun e ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë,” shkruan Rama.

Related Articles