Rama përplaset me Rusinë për Kosovën: Gjykata Ndërkombëtare Penale s’mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh

Rama përplaset me Rusinë për Kosovën: Gjykata Ndërkombëtare Penale s’mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur Kosovën, në një debat të acaruar me palën ruse në Këshillin e Sigurimit, ndërsa po diskutohej agresioni ndaj Ukrainës.

Ai ka thënë para të pranishmëve, se Rusia është përpjekur shumë herë, të keqpërdorë realitetin e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor, specifikisht Pavarësinë e Kosovës.

”Historia ka konfirmuar se ata që e panë luftën si një rrugë të shkurtër për të arritur qëllimet e tyre, përfunduan duke u penduar përgjithmonë”.

”Rusia është përpjekur shumë herë të përdorë ose më mirë keqpërdor realitetin e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor”.

”Veçanërisht me lindjen e Republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperiale dhe makthin e ngrysur që kanë eksportuar në Ukrainë”.

Megjithatë, ai është shprehur se Gjykata Ndërkombëtare Penale s’mund të shërbejë si pretekst për grabitje territoresh.

”Pavarësisht se sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm”.

Related Articles