Rama prezanton projektin “Ridefinimi i Qendrës”: Prishtina do të shndërrohet në shtatë minuta qytet

Rama prezanton projektin “Ridefinimi i Qendrës”: Prishtina do të shndërrohet në shtatë minuta qytet

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama mbajti një konferencë për media, ku bëri prezantimin e një projekti.

“Ridefinimi i Qendrës së Qytetit” është projekti i Ramës të cilin ai e quajti si zgjidhje të gjithë problemeve.

Për shkak të mbingarkesës në qytet, nuk është i lehtë qarkullimi as në këmbë, e as me automjete.

” Ridefinimi i Qendrës së Qytetit” e vendos në fokus kombësorim dhe vjen si zgjidhje i shumë problemeve urbane, që lidhen ngushtë me njëra-tjetrën. Një ridefinim i tillë do ta mundësojë një jetë më të lehtë dhe më të shëndetshme. Gjithashtu kjo do të ndikoi edhe në rritjen e jetës shoqërore”, u shpreh Rama.

Kandidati i LDK-së për Prishtinën si njërën prej zgjidhjeve të problemit të trafikut theksoi parkingjet nëntokësore.

Tutje, Rama tha se në ditët në vazhdim do të vazhdojmë me takime në të gjitha anët e Prishtinës, për t’ua prezantuar nga afër qytetarëve projektet e radhës.

Related Articles