Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga Samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian, që po zhvillohet në Jerevan të Armenisë.
Në pamjet e shpërndara, ai shihet pranë liderëve kryesorë europianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Në samit marrin pjesë 48 liderë shtetesh dhe qeverish, mes tyre vendet e BE-së, Shqipëria, Kosova dhe shtete të tjera të rajonit, ndërsa Kanadaja merr pjesë për herë të parë si shtet jo-evropian.
