Rama publikon kallëzimin penal kundër Muratit, thumbon edhe Kurtin

Rama publikon kallëzimin penal kundër Muratit, thumbon edhe Kurtin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me kallëzimin penal që ka dorëzuar komuna në Prokurori Speciale kundër Ministrit në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit.

Rama ka publikuar një pjesë të kallëzimit penal, teksa i është drejtuar Muratiti duke i thënë “shihemi në Prokurori”.

Ai ka akuzuar Muratin se po e përdorë këtë situatë për ta shantazhuar opozitën, teksa e ka thumbuar edhe kryeministrin në detyrë e kreun e VV’së, Albin Kurtin, për refuzimin e ftesave të Prokurorisë Speciale lidhur me skandalin e rezervës shtetërore.

“Sinqerisht shpresoj që përgjigja jote ndaj institucioneve të drejtësisë të jetë më e përgjegjshme sesa ajo e kryetarit tënd të partisë, që ka një vit që nuk i përgjigjen thirrjeve zyrtare të prokurorisë! Kjo e tregon mjaft mirë se si e trajtoni ju shtetin dhe qytetarët! Hekuran, punëtorët dhe qytetarët e Kryeqytetit nuk duhet të mbesin pa paga e pa shërbime, vetëm sepse ju keni zgjedhur t’i përdorni për të shantazhuar opozitën!”, ka shkruar Rama.

Related Articles