Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se 23 342 fëmijë që kanë sjellë gëzim për familjet e tyre këtë vit, kanë ardhur në jetë bashkë me bonusin e bebes falë mbështetjes së shtetit për çdo të porsalindur.
Kështu shkruan kryeministri Rama në Facebook.
“Mirëmëngjesi me lajmin e bukur se 23 342 fëmijë që kanë sjellë gëzim për familjet e tyre këtë vit, kanë ardhur në jetë bashkë me bonusin e bebes falë mbështetjes tonë për çdo të porsalindur, ju uroj një fundjavë të bukur”.
Që prej fillimit të këtij programi universal në vitin 2019, janë 95 524 fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes, 40 000 lekë për fëmijën e parë, 80 000 për fëmijën e dytë dhe 120 000 lekë për fëmijën e tretë”, ka shkruar Rama.