Zbulohet pasardhësi i Eroll Salihut në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të FFK-së

Zbulohet pasardhësi i Eroll Salihut në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës ditë më parë njoftoi se sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka dhënë dorëheqje. 

Për një largim të tij të mundshëm nga pozita e dytë më e rëndësishme në shtëpinë më të madhe në futbollin kosovar ishte përfolur që nga muaji qershor.

Krejt kjo erdhi pas disa përplasjeve që kishin ndodhur në mes tij dhe presidentit Agim Ademi.

Ndryshe, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e e emëroi Salihun si drejtor për çështje sportive – Këshilltar senior Ligjor.

Salihu është anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s dhe kryetar i Këshillit të Arbitrazhit Sportive në KOK-ut ku do të vazhdojë edhe më tutje.

Kush është pasuesi i Eroll Salihut?

Ndërkohë “Zëri.info” mëson ekskluzivisht se pozitën e sekretarit të përgjithshëm në FFK do ta zë avokati Taulant Hodaj, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Ky i fundit ka përvojë në fushën e të drejtës ndërkombëtare penal dhe ka qenë i angazhuar në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Yugosllavi në Hagë.

Poashtu, Hodaj ka të përfunduara studimet postdiplomike në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare në Riga të Letonisë.

Që nga prilli i vitit 2019, Taulant Hodaj, nga zyra e avokatëve “Hodaj & Partners”  është informuar nga Zyra e Mbrojtësve e Dhomave të Specializuara të Kosovës  e njohur si “Gjykata Speciale” me seli në Hagë të Holandës se i njëjti është pranuar si avokat mbrojtës pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Related Articles