Rama, thirrje Vuçiqit: Mos ushqe me asnjë lloj justifikimi grupe të caktuara në veri të Kosovës

Rama, thirrje Vuçiqit: Mos ushqe me asnjë lloj justifikimi grupe të caktuara në veri të Kosovës

Edi Rama, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez, i bëri një thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas tensioneve në veriun e Kosovës, mbrëmjen e së dielës.

“Spanja ka një pozicion të ndryshëm për Kosovën, për arsye që lidhen me vetë Spanjën dhe që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe ndaj të drejtës së tyre. Por, sidoqoftë, ne kemi diskutuar, aq më tepër në kuadrin e një situate që mbrëmë ka pasur një përshkallëzim të paarsyeshëm, pasi qeveria e Kosovës ka detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit. Marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër, janë për t’u zbatuar, jo për t’u diskutuar. I bëj thirrje Presidentit të Serbisë që të mos ushqejë me asnjë lloj justifikimi grupe të caktuara në veriun e Kosovës, që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje që duhet zbatuar dhe është e vlefshme për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut Kosovë-Serbi”, u shpreh Rama.

Në lidhje me diskutimet me kryeministrin spanjoll, Rama tha: “Kemi një pritshmëri të lartë nga presidenca spanjolle, që do të udhëheqë Bashkimin Evropian në vitin 2023, në hapje të një sezoni që është shumë i dëshiruar për ne. Kemi folur për rajonin, nismat rajonale dhe se si mund të integrohen këto nisma me procesin e komunitetit të ri evropian. Kemi folur se si të krijojmë sinergji të reja që do të na afrojnë shumë më shpejt me rrjetin e institucioneve evropiane”./A2

Related Articles