Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.
Në reagimin e tij Rama thekson se shpreson që Serbia dhe Kosova ta zgjidhin sa më shpejt konfliktin, përpara se BE të ndërmarrë masa të forta kundër tyre.
Rama nënvizon që Prishtina dhe Beogradi të plotësojnë sa më shpejt kërkesat e vendosura nga BE dhe të tregojnë përgjegjshmëri si shtete evropiane.
“Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike do ta zgjidhin këtë konflikt përpara se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër tyre. Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete të përgjegjshme evropiane.
BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij plani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetë dëmtuese dhe më pak evropiane”, shkruan Rama në Twitter.