Edhe pak bileta kanë mbetur në tribunën e ‘Skifterave’, ja sa janë shitur nga interesimi i jashtëzakonshëm

Edhe pak bileta kanë mbetur në tribunën e ‘Skifterave’, ja sa janë shitur nga interesimi i jashtëzakonshëm

SC Gjilani dhe FC Prishtina do të përballen këtë edicion në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje do të luhet më 5 qershor 2023 në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Gazeta Enigma.

Skuadra e Gjilanit kërkon që të triumfojë pas 23 viteve dhe trofeun ta sjellë në qytetin e Gjilanit.

Gazeta Enigma mëson se interesimi është i jashtëzakonshëm nga tifozët e SC Gjilanit për të siguruar një biletë për finalen e madhe.

Mësohet se deri më tani në tribunën ku do jenë të vendosur “Skifterat” janë shitur afro 2000 bileta. ‘Kuqebardhët’ do të vendosen në tribunën veriore të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë që biletat për ndeshjen finale janë duke u shituar në qendër të Gjilanit, më saktësisht tek ‘Teatri i Qytetit’.

/Gazeta Enigma/

Related Articles