Ramabaja: Hashim Thaçi e ka vendin në Hagë – përmend vrasjen e Beadin Hallaqit

Ramabaja: Hashim Thaçi e ka vendin në Hagë – përmend vrasjen e Beadin Hallaqit

Anëtari i VV-së, Sadri Ramabaja, ka thënë se lufta e UÇK-së duhet të mbrohet me argumente, por ka shtuar se ish-lideri politik Hashim Thaci e ka vendin në Hagë.

Ai ka thënë se Thaci duhet të përgjigjet për disa akuza.

“Mendoj se ai e ka vendin atje. Këtu po flas në emrin tim e jo në emër të VV-së. Mendoj se ai duhet të përgjigjet për disa çështje. Sepse Beadin Hallaqi nuk ka shkuar vet në qiellin e shtatë”, ka thënë ai.

Më vonë ai tha se Hallaqin e kishte shok të mirë.

“Hallaqi ka qenë shok i imi i mirë. Më kishte vizituar në Zvicër.  Unë isha i shokuar kur e kam marrë vesh për vrasjen e tij”, tha ai.

Ndaj këtyre komenteve reagoi panelisti Zgjim Hyesni.

Ai tha se nuk mund ta besoj që ka këso njerëz që punojnë kundër shtetit të Kosovës. Ai kujton protestat e VV-se kundër EULEX-it dhe UNMIK-ut duke mbrojtur luftën e UÇK-së.

Related Articles