Kryetrajneri i Prishtinës, Zekerija Ramadani ka marrë përgjegjësinë pas barazimit me Gjilanin 1:1.
Ai thotë se kanë humbur dy pikë në këtë përballje, pasi ekipi i tij kishte epërsinë numerike nga minuta e 57-të e ndeshjes.
“Dy pikë të humbura, ishim në avantazh kemi pasur epërsi numerike dhe çfarëdo që të them nuk e arsyeton me asgjë.
Rezultat është i barabartë me humbje. Kishim epërsinë numerike dhe u ndëshkuar, pasi kemi mundur të evitojmë edhe penalltinë. Përgjegjësinë maksimale e marr unë, pasi ndoshta nuk po arrij të motivoj ekipin më shumë.”, tha ai.
RAmadani foli edhe për aspektin mobilizues, duke marrë mbi supe barrën e pozitës së palakmueshme të kampionit në fuçi, në tabelën aktuale të klasifikimit, duke vlerësuar se nuk është pozitë reale për klubin që drejton pasi sipas tij potencialet e skuadrës janë shumë më të larta sesa pozita në tabelë.
“Duhet të luajmë me përgjegjësi, me karakter, me personalitet, pasi nuk jemi aty ku duhet. Duke marrë parasysh ndeshjet që kanë ngelur, jemi në objektiv pasi nuk është diferenca e madhe me pozitën e parë’, deklaroi Ramadani”, përfundoi Ramadani deklartën e tij pas ndeshjes. /Gazeta Enigma/