Trajneri Zekirija Ramadani ka konfirmuar se presidenti i klubit Florim Zuka e ka bërë një pjesë të pagesave lojtarëve duke bërë që të rikthehen sot në stërvitje.
Ramadani ka thënë se lojtarët janë në disponim të mirë pas shlyrjes së borxheve ndaj tyre.
Ai ka thënë se të gjithë kanë sakrifikuar që SC Gjilani të rikthehet në stërvitje.
“Ekipi dje ka marrë një pjesë të borxhit edhe normal që shihet motivi ndryshe te skuadra. Marrëveshja është bërë edhe nga ana e presidentit edhe nga ana e jonë kemi sakrifikuar për ta shpëtuar SC Gjilanin pastaj për ta shpëtuar edhe objektivin që e ka ky ekip”, ka deklaruar Zekirija Ramadani./GAZETA ENIGMA/