Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani thotë se ekipi tij kishte frymën kundër të dyja pjesën kundër Prishtinës.
Ai ka thënë se portieri Enea Koliqi ka bërë punën e tij me pritjet që i pati gjatë takimit ndaj Prishtinës.
“Enea bëri punën e vet. Gjatë lojës nuk kishte punë të madhe. Ne kishim frymën kundër si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën. Pasi në pjesën e dytë ktheu kaheje dhe na pengoi si në pjesën e parë. Një tjetër faj i vë Debatik Currit, me të cilin thuajse kemi kaluar 12 orë së bashku. Tre herë që ndërrova strategji, tre herë u kundërpërgjigj. Shpresoj që ai të ketë rastin të udhëheq një ekip si trajner i parë”, ka thënë Ramadani.
“Prishtina ka një lojë cinike dhe ne është dashur të jemi të kujdesshëm dhe u pajtuam më mirë me një barazim sesa me një humbje. Sot mbaruam ndeshjen kundër Prishtinës dhe në ditët në vijim të punojmë për ndeshjet e ardhshme, fillimisht në mesjavë në ndeshjen çerekfinale të Kupës kundër Trepçës ’89, ku kemi objektivin e më pas edhe ndaj Dritës”, ka thënë Ramadani.
Me këtë barazim, Gjilani mbetet i treti në tabelë me 39 pikë, shtatë me shumë se Prishtina që renditet e katërta.