Ramadani: Kurti ndau 200 mijë euro për vërshimet në Bosnjë, ndërsa për qytetarët e Kosovës asnjë cent

Ramadani: Kurti ndau 200 mijë euro për vërshimet në Bosnjë, ndërsa për qytetarët e Kosovës asnjë cent

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka akuzuar Qeverinë në detyrë, të udhëhequr nga Albin Kurti, se nuk ka kompensuar qytetarët e Kosovës për dëmet e shkaktuara nga vërshimet, ndërsa, sipas tij, ka ndarë 200 mijë euro ndihmë për Bosnje e Hercegovinën.

Ramadani tha se dëmet nga vërshimet në Kosovë nuk janë kompensuar që nga viti 2022, pavarësisht se, sipas tij, kjo është obligim ligjor.

“Prej vitit 2022 në Kosovë nuk i kanë kompensuar dëmet nga vërshimet që kanë ndodhur në vend. Pra, ka pasur vërshime në vitet 2022, 2023, 2025 dhe 2026. Asnjë cent nuk u është kompensuar qytetarëve të Kosovës, edhe pse kjo është obligim ligjor. Por, a e dini që më 11 tetor 2024 kjo Qeveri i ka dërguar 200 mijë euro Bosnjës për shkak të vërshimeve, për t’i kompensuar qytetarët në Bosnje? A po e kuptoni? Domethënë, pyetja që shtrohet mbi të gjitha është: pse e kanë këtë inat kaq të madh ndaj popullit? A është kjo strategji politike për t’i shkelur njerëzit që të mos bëjnë zë?”, tha Ramadani në Klan Kosova.

Related Articles