Ylber Ramadani është njëri prej lojtarëve meritorë që Kombëtarja shqiptare arriti të kualifikohej në Euro 2024.
Kuqezinjtë do ta shijojnë Evropianin e dytë brenda tetë vjetësh pas atij të vitit 2016.
E mesfushori kosovar beson se “Shqiponjat” do të kalojnë mirë edhe në Gjermani gjatë verës që po vjen.
“Natyrisht, unë mendoj për Evropian. Ne mund të jemi befasia e Euro 2024. Ne e kemi një grup futbollistësh që mund të bëjë vërtet gjëra të mira, shumë prej nesh luajmë në ligat kryesore të futbollit evropian. Dhe, edhe falë prurjeve të reja mund të bëjmë mirë. Do të jetë një aventurë e bukur”, u shpreh futbollisti i Lecces për “Corriere dello Sport”.
Shqipëria është në grup mjaft të vështirë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, ndërsa në kualifikime i la prapa Kombëtaret e njohura si Republika Çeke dhe Polonia.