Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka komentuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Kopenhagës në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, duke e cilësuar përjashtimin me karton të kuq të Liridon Balajt si moment vendimtar në ndeshje.
“Përballë një kundërshtari të tillë është e vështirë edhe kur je me 11 lojtarë, e lëre më kur luan me 10. Jam i kënaqur me angazhimin e djemve, treguan karakter dhe disiplinë”, ka deklaruar Ramadani.
Ai theksoi gjithashtu se kartoni i kuq ishte pasojë e mungesës së përvojës.
“Është pjesë e lojës, por vjen nga mungesa e përvojës në ndeshje të këtij niveli”.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Drita do të vazhdojë garën në kualifikimet për Ligën e Evropës.