Ramadani për “Enigmën”: Synimi i Llapit është dalja në garat evropiane, do luftojmë deri në fund për të fituar ndonjë trofe

Ramadani për “Enigmën”: Synimi i Llapit është dalja në garat evropiane, do luftojmë deri në fund për të fituar ndonjë trofe

Superliga e Kosovës në futboll kthehet në aksion në fundjavën që po vjen, shkruan Gazeta Enigma.

Tashmë ekipet i kanë mbushur “bateritë” dhe janë të gatshme të luftojnë për synimet që kanë.

Gazeta “Enigma” e ka kontaktuar futbollistin e Llapit, Arbnor Ramadani, i cili ka folur për atmosferën në skuadër dhe synimet e klubit.

Ylli i Llapit thotë së atmosfera brenda skuadrës është e mirë si gjithmonë.

“Si gjithmonë te Llapit mbizotëron një atmosferë shumë e mirë brenda grupit, dhe mendoj që ky është edhe çelësi i suksesit kur ke një grup të shëndoshtë brenda ekipit”, ka thënë Ramadani.

Skuadra llapjane fazën përgatitore e ka kryer në tokën turke, në Antalia. Sipas Ramadanit, kjo fazë ka qenë mjaftë e suksesshme pasi që ka kaluar pa asnjë lëndim.

“Faza përgatitore ka shkuar shumë mirë ashtu qysh është planifikuar nga stafi dhe grupi i lojtarëve ka zbatuar atë që është kërkuar. Është e vërtetë është një fazë pak e mundimshme, mirëpo duhet pa tjetër të kalojmë. Qe të jemi sa më të përgatitur për kampionat, kurse gjë pozitive është sepse e kemi kaluar këtë fazë pa asnjë lëndim”, shtoi më tutje Ramadani.

Futbollisti gjilanas ka treguar se synimet e klubit këtë sezon janë që të renditen sa më lartë në klasifikim që t’i sigurojnë garat evropiane.

“Synimet e klubit janë që të renditmi sa më lartë në tabelë, që ta sigurojmë një vend në garat evropiane dhe besoj që në fund do t’ia arrijmë qëllimit”, vazhdoi Ramadani.

Për fund mesfushori kreativ ka edhe një premtim për tifozët e klubit “Legjendat”.

“Sa i përket tifozëve ‘Legjendave’ u premtojmë angazhim maksimal për klubin e tyre te zemrës. Dhe se do të luftojmë deri në pikën e fundit që të arrijmë t’i gëzojmë ata me ndonjërin nga trofetë e mundshëm”, përfundoi Arbnor Ramadani.

Llapi pas stinorit vjeshtor pozicionohet në vendin e katërt me 29 pikë të mbledhura.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles