Kreu i Qeverisë, Albin Kurti paralajmroi të martën se mund të ketë sulme të reja nga Serbia në këtë muaj, raporton Gazeta Enigma.
E për këtë reagoi Burim Ramadani, ish-inspektor i AKI-së, i cili ka theksuar se tema reale është mungesa e rrymës.
Ramadani ka shtuar edhe se qytetarët e kanë hall rrymën për shkak se edhe ka mungesë të saj edhe faturat janë të larta.
“Tema reale është mungesa e rrymës. Tjerat janë shpërqendrim për qytetarët, sepse për to janë institucionet përkatëse që bëjnë punën e vet. Me secilin që takohen sot në qytet, një hall kanë: nuk ka rrymë, ndërsa faturat vijnë shumë të larta. Temat tjera janë profesionale dhe për to merren institucionet përgjegjëse, bashkë me prezencën ndërkombëtare ushtarake”, theksoi ai.
Sipas tij “qytetarët hallin e kanë se po paguajnë shumë shtrenjtë rrymën dhe po mërdhihen në të njëjtën kohë”. / Gazeta Enigma.