Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se sulmi ndaj autobusit që po barte nxënës në Gllogjan, e ku mbetën të vdekur tre persona, i ka tronditur qytetarët.
Ai në një konferencë për media këtë rast e ka cilësuar si krim makabër.
Ramosaj tha se është e papranueshme që dikush të gjuajë në fëmijët që shkojnë në shkollë.
“Për ne si qytetarë dhe besoj për çdo pjesëtarë të këtij kombi dhe më gjerë ka qenë një rast që na ka shokuar të gjithëve, e aq më tepër kur ne kemi investuar shumë ndër breza që të kemi nja ambient të qetë. Deçani shquhet që është një qytet i qetë dhe që nuk i ka këto problematika. Mbrëmë ka ndodhur ai krimi makabër që na ka lënë pa fjalë. Me gjujt dikush në fëmijët që po rriten dhe po shkojnë në shkollë është e papranueshme”, ka thënë ai.
“I bashkohem edhe unë apelit që çdo kush që ka informacione të ju drejtohet organeve relevante”, ka thënë Ramosaj, më tutje./Gazeta Enigma/