Ramush Haradinaj në DASH, pritet nga Gabriel Escobar

Ramush Haradinaj në DASH, pritet nga Gabriel Escobar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar në Departamentin e Shtetit Amerikan, përfaqësuesin e tyre për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai thotë se qe i nderuar për takimin që pati me Escobar, me të cilin shprehet se diskutuan me theks të veçantë arritjen e marrëveshjes finale.

”U ndjeva i nderuar sot në Departament të Shtetit të takoj emisarin amerikan z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.

Në një takim të hapur dhe të sinqertë diskutuam zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë nevojën për arritjen e marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij dhe të administratës amerikane tash e shumë dekada dhe inkurajova për thellim të marrëdhënieve dhe që mbështetja ndaj Kosovës të shtohet.

Arritjet e Kosovës, nga vitet e 90-ta, lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi kanë ndodhur në partneritet të përbashkët. Edhe Marrëveshja Finale duhet të jetë fitore e përbashkët.

Do të punojmë ngushtë me ShBA-të që partneriteti për paqe dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO të arrihet me urgjencë pasi që është jetike për paqe të qëndrueshme në rajon”.

Related Articles