Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, është shprehur I lumtur me rikthimin e mesfushorit Paul Pogba.
Pogba ishte jashtë fushave të blertë për tre muaj për shkak të një lëndimi.
Rangnick është shprehur i lumtur për rikthimin e francezit.
“Jam i lumtur që e kam përsëri në skuadër. Ai ka kontratën e tij që skadon në qershor dhe në fund të sezonit ai do të vendosë se çfarë të bëjë, por deri atëherë ai është i fokusuar të japë maksimumin deri në fund të sezonit”, u shpreh Rangnick.