Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 20 raste pozitive, dhe asnjë vdekje nga COVID -19, raporton Gazeta “Enigma”.
Po ashtu janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.
Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.072 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.
Aktualisht në total numri i rasteve aktive është 427.
Njoftimi i plotë i MSh-së: