Raporti i Progresit, vizita e emisarit të BE-së, Mirosllav Lajçak në Kosovë si dhe pjesëmarrja e kryeministrit, Albin Kurti në Forumin e Paqes në Francë, ishin ndër ngjarjet kryesore të javës që po e lëmë pas. Çka ndodhi?
Raporti i Progresit
Edhe këtë viti Raporti i Progresit nuk është që pati fjalë të mira për Kosovën. Masat ndëshkuese ndaj Kosovës as që pritet të largohën pasi sipas raportit, Kosova ka ende punë për të bërë.
Për shkak të mungesës së hapave vendimtarë për të de-përshkallëzuar, dhe në përputhje me deklaratën e 3 qershorit, BE-ja po zbaton një sërë masash përballë Kosovës, të cilat gjithashtu ndikojnë në mbështetjen financiare. Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme, në varësi të hapave të ndërmarra për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Kosova ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur, por mbetet ende për të bërë.” – thuhet në Raportin e Progresit.
Gjithashtu, në raport u përmenden edhe sulmet e linçimet ndaj gazetarëve si dhe rasti “Klan Kosova”.
“Progres i kufizuar është bërë në adresimin e rekomandimeve nga raporti paraprak. Shqetësimet mbesin ndaj sulmeve fizike dhe kërcënimeve, fushata shpifëse publike dhe gjuhë e urrejtjes drejtuar gazetarëve. Jo të gjitha kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediave janë raportuar te autoritetet, sidoqoftë, në vitin 2022 është parë një rritje e lehtë në numrin e rasteve të raportuara.” – thuhet në raport.
“Vendimi për tërheqjen e licencës së biznesit të një transmetuesi të madh privat ka ngritur shqetësime serioze. Një veprim i tillë mund të ketë ndikim negativ në gjendjen e lirisë së mediave në Kosovë.” – thuhet aty.
Edhe në aspektin ekonomik, thuhet se Kosova pati ngadalësim të rrijtes ekonomike.
Lajçaku përsëri në Kosovë
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër dhe kryenegociator i Kosovës dhe Petar Petkoviq, kryenegociator i Serbisë, do të takohen të enjten e në Bruskel në një raund të ri të negociatave që lehtësohen nga BE-ja.
Por para këtij takimi, Lajçak ishte në Prishtinë, ku u takua më zv.Bislimin e me liderët e partive opozitare.
Lajçak nga Bislimi ka kërkuar që të zbatohen marrëveshjet teksa kanë thënë se janë pajtuar për të vazhduar përpara.
Ndërsa, në takimin e përbashkët të Lajçakut me liderët e partieve opozitare, këyta të fundit u njoftuan për zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut.
Krasniqi i PDK-së dhe Hazri i LDK-së thanë që Lajçak nuk ia prezantoi draft-statutin e Asociacioni, por Haradinaj i AAK-së tha se atyre i është prezantuar drafti.
Për më shumë rreth kësaj teme, ftoheni të klikoni në lajmin më poshtë.
Kurti në Francë
Albin Kurti, kryeministër i Qeverisë së Kosovës, ka qëndruar në Francë, ku fillimisht ishte pjesë e darkës të shtruar nga presidenti francëz, Emmanuel Macron.
Pas kësaj, Kurti ishte pjesëmarrës në Forumin e Paqës, ku edhe ishte folës në një panël.
Në këtë panel Kurti është pyetur edhe për korigjimin e kufijve si dhe për sulmin në Banjskë.
Gjithashtu, Kurti në Francë është takuar me James C. O’Brien, ndihmës sekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Duhet të kujtojmë se gjatë javës që po e lëmë pas, edhe ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mbajtur në konferencë për medie, ku ka folur për Asociacionin.