Raportimi i medieve gjatë fushatës zgjedhore vlerësohet korrekt, pati edhe diskriminim

Raportimi i medieve gjatë fushatës zgjedhore vlerësohet korrekt, pati edhe diskriminim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) të premten ka organizuar konferencën “Mbrojtja ligjore e pluralizmit politik në media”, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Xhemajl Rexha, kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, tha se sfidë e madhe për mediet është mbulimi i fushatës zgjedhore e sidomos në zgjedhjet lokale.

Ai shton tutje se qëllimi kryesor i kësaj konference është dinamika e medieve dhe përfshirja e partive politike në zgjedhje, e sidomos ato lokale.

“Qëllimi kryesor i konferencës së sotme është që të diskutohet rreth fushatës zgjedhore, ku në këtë mes përfshihen partitë politike dhe dinamika e medieve apo gabimet e shumta që mund të ndodhin në këtë kohë. Nga kjo sidomos del për zgjedhjet lokale që kemi dhe sfidat e mbulimit nga ana e medieve”.

Gresa Musliu, zyrtare nga Këshilli i Evropës, theksoi rëndësinë e diskutim për dinamikën e medieve.

“Është shumë e rëndësishme që të diskutohet për çështjen dhe dinamikën e medieve dhe mbrojtja e pluralizimit politik”.

Në kuadër të këtij diskutimi u fol edhe për qasjen e kandidatëve dhe të partive politike në medie gjatë fushatave zgjedhore.

Me këtë rast kryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal Doarsa Kica-Xhelili tha se e drejta e medieve dhe ajo e pluralizmit politik nuk duhet të gjejë zbatim vetëm gjatë zgjedhjeve, por në përgjithësi.

“Më duhet të theksoj se e drejta medieve dhe pluralizmi politik nuk duhet të zbatohet vetëm gjatë zgjedhjeve sepse i kemi disa korniza ligjore që edhe ne mund të veprojmë si medie. Ajo që është e rëndësishme si një trend në Kosovë është diversiteti medial”, tha ajo.

Milazim Lushaj, kandidat i pavarur për Kryetar të Prizrenit, tha se ka disa medie që kanë raportuar drejtë, por një pjesë e tyre kanë raportuar në mënyrë diskriminuese.

Ai shton se disa medie punojnë me skemë të caktuar për fushata zgjedhore.

“Mediet sidomos gjatë kohës së pandemisë kanë raportuar drejtë, mirëpo ka edhe një pjesë e caktuar e disa medieve nacionale që kanë raportuar në mënyrë diskriminuese dhe që kanë një skemë të gatshme se si duhet të ecë një fushatë zgjedhore dhe të punojnë ne bazë të saj”.

“Janë dy medie nacionale që në debatet zgjedhore nuk më kanë thirrur dhe sjellja e tyre ka vazhduar edhe më tej e që kam parashtruar ankesë, dhe pas asaj interviste kam ndërprerë garën time politike të debateve pa i ikur garës time. Andaj ky është diskriminim”.

E pranishme në këtë konferencë ishte edhe deputetja nga radhët e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, e cila tha se rezultatet nga zgjedhjet, por edhe vlerësimi i vëzhguesve ndërkombëtare ka ardhur krejt nga puna dhe raportimi i duhur i medieve.

“Pandemia ka fuqizuar mjaftë shumë rolin e medieve, e këtë rol e ka pasur edhe gjatë procesit zgjedhor. Mendoj që edhe nga rezultati i zgjedhjeve por edhe nga vlerësimi i vëzhguesve ndërkombëtar ka ardhur edhe nga puna e mirë dhe raportimi i duhur i medieve”.

“Konsideroj që i mbetet partive politike që të avokojnë për figura të reja politike, e sidomos përfaqësimi më i madh i gruas e që duhet edhe mediet të adresojnë këtë”.

Alban Zogaj, shef i Shtabit zgjedhor të LDK-së në Prishtinë, tha se janë të kënaqur nga kampanjat e paraqitura në fushatën zgjedhore dhe që fokusi kryesor i qytetarëve ishte te mediet.

“Jemi të kënaqur me kampanjat e paraqitura në këtë fushatë zgjedhore, dhe që pandemia e fokusoj të gjithë vëmendjen tek mediet. Është një vlerësim i imi personal që asambleja komunale mbetet më e anashkaluar”./Gazeta Enigma/

Related Articles