Një e mitur nga Ferizaj ka raportuar në polici se muaj më parë është dhunuar dy herë nga një burrë.
Rasti është raportuar në polici mbrëmjen e së hënës, ndërkaq viktima ka deklaruar se i dyshuari e ka shantazhuar.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Ferizaj 27.12.2021 – 21:15. Viktima femër kosovare ka informuar se muaj më parë është dhunuar dy herë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se edhe e kishte shantazhuar viktimen. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia./Gazeta “Enigma”/