Pa gazetarë në mbarë botën raportimi mbi situatën në Ukrainë do të ishte i pamundur, e në veçanti raportimi i një gazetari që është bërë viral në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për gazetarin e Associated Press, Philip Crowther, i cili u bë viral në Twitter pas postimit të një video, ku shfaq aftësitë e tij për gjuhë të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Videoja përmban një kompilim të raportimeve të tij nga Ukraina, ku hiq më pak se në gjashtë gjuhë të ndryshme ka raportuar mbi situatën e tensionuar në këtë shtet evropian.
Crowther shihet duke raportuar nga rajone të ndryshme të Ukrainës në gjashtë gjuhë të ndryshme.
Six-language coverage from #Kyiv with @AP_GMS. In this order: English, Luxembourgish, Spanish, Portuguese, French, and German. pic.twitter.com/kyEg0aCCoT— Philip Crowther (@PhilipinDC) February 21, 2022