Java e 21-të në Superligë fillon sot, vëmendja në Malishevë

Java e 21-të në Superligë fillon sot, vëmendja në Malishevë

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 21-të.

Në ditën e sotme luhen ndeshje mjaftë interesante ku vëmendja kryesore pritet të jetë në ndeshjen mes Malishevës dhe Dritës, shkruan Gazeta Enigma.

Skuadra e Malishevës pranverën e ka nisur mirë, ku fillimisht e mposhti Prishtinën, ndërsa në udhëtim barazoi me Ulpianën, derisa Drita që e mundi thellë Feronikeli në takimin e parë, në fundjavën që lamë pas gaboi para tifozëve të vetë ku barazoi me Llapin.

Ndeshje e fortë është edhe ajo ndërmjet Ulpianës që po lufton për ekzistencë dhe Ballkanit që po lufton për titull.

Ndeshje paksa më e lehtë pritet të jetë për Llapin që ndeshet me Feronikelin tashmë të dorëzuar në luftë për mbijetesë.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00. /Gazeta Enigma/

Related Articles