Rashford shkëlqen në fitoren e Barcelonës ndaj Newcastle United

Rashford shkëlqen në fitoren e Barcelonës ndaj Newcastle United

Barcelona e ka nisur me fitore sezonin në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur në udhëtim Newcastle Unitedin.

Katalunasit i arkëtuan pikët e plota në fazën e ligës pas një triumfi 1:2, në sfidën shumë të baraspeshuar.

Vendasit rrezikuan të parët, ku Harvey Barnes tentoi ta zhbllokonte rezultatin megjithatë Joan Garcia me një super pritje ia mohoi golin.

Ishte Marcus Rashford që kaloi mysafirët në epërsi pas një goditje të bukur me kokë, ku e la Pope plotësisht të shtangur (58’).

Anglezi ishte në super formë, ku me një goditje nga distanca pastaj e dyfishoi epërsinë (67’).

E tëra që arriti të bënte Newcastle në këtë përballje ishte goli i nderit, nga Anthony Gordon që përfitoi nga një top i kthyer (90’).

Barcelona në përballjen e radhës do të ketë punë të vështirë si nikoqir i PSG-së derisa Newcastle është mysafir i Royale Union SG.

Related Articles