Rashiq: Nuk jam optimist që nesër do të votojmë për Qeverinë e re

Rashiq: Nuk jam optimist që nesër do të votojmë për Qeverinë e re

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, nuk ka shumë shpresë se Qeveria e re do formohet nesër, raporton Gazeta Enigma.

Kështu tha ai pasi u regjistrua si deputet i legjislaturës së nëntë në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk jam optimist që nesër do të votojmë për Qeverinë”, tha Rashiq.

Në seancën e 15 prillit, në rend dite është betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Rashiq tha se do të marrë pjesë në seancë dhe se do të votojë për kryeparlamentarin – që duhet të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje – “nëse ka ndonjë propozim që është i arsyeshëm”.

“Nuk është hera e parë që mund të ndodhë një ngërç i shkurtër. Ju rikujtoj se më 2014 kemi pasur një situatë të tillë, atëherë po ashtu kam qenë deputet, por pas dy-tre muajsh u zgjidh ajo krizë. Në këtë rast, po konsideroj që varianti më i mirë do të ishte që partia më e madhe të formojë qeverinë sepse çdo opsion tjetër do ta komplikonte procesin, qoftë të demokratizimit, qoftë të udhëheqjes qeveritare, qoftë të afrimit të Kosovës drejt BE-së. Prandaj, opsioni më i mirë në këtë moment është që partia më e madhe të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes”, tha Rashiq.

Related Articles