Rashiq: Serbia de facto e ka njohur Kosovën

Rashiq: Serbia de facto e ka njohur Kosovën

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia e ka njohur Kosovën.

Në një intervistë për gazetën serbe Nova, Rashiq tha se pika e dytë e Marrëveshjes Evropiane për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmend njohjen e dokumenteve dhe shtoi se nuk mund t’i gjejë emër tjetër përveç njohjes de facto të Kosovës. “.

“Nëse kjo nuk është njohje de facto, atëherë nuk e di se çfarë është. Çfarë duhet të ndodhë tjetër, nëse keni integruar gjithçka… Si ka mundësi që i njihni dokumentet e krahinës suaj jugore? Dhe çfarë është , si quhet, nëse jo njohje”, tha Rashiq.

Related Articles