Pak njerëz besonte në të. Pak besonin se mund të bënte një rrugëtim të tillë çfarë e bëri më pas, duke regjistruar suksese të pafundme brenda kapacitetit.
Si sot e nëntë vite më parë, në Mitrovicë, në një ditë plot me shi, po shënohej historia më e re e vendit tonë.
Në pak ditë më shumë se 6 vjet pas Pavarësisë, Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare, ku përballë kishte Haitin.
Fusnota prapa në fanellë, s’i ndaloi dot ata mijëra tifozë kosovarë, që erdhën nga krejt qytetet dhe në mënyrë të organizuar, pa u ndikuar nga temperaturat e ulëta, për të qenë pjesë e historisë.
Dueli u mbyll 0-0, por s’i bënte askujt për rezultatin, sa për nisjen e madhe.