Rast i rëndë në Suharekë: Dërgohet pa shenja jete një foshnje në spital, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur sot një familje nga Suhareka, ku humbi jetën një foshnje, e cila kishte lindur këtë vit. Fëmija u dërgua pa shenja jete në Emergjencën e Studenqanit, ku u konfirmua vdekja, teksa Policia ka nisur hetimet.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se për një kohë të caktuar foshnja ishte trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte mbajtur në inkubator e më pas ishte liruar.

Por për shkak të gjendjes shëndetësore që dyshohet se i ishte përkeqësuar pasditen e sotme, familja e kishte dërguar në QKMF, por fatkeqësisht pa shenja jete.

Pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku e kishte konstatuar se foshnja ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe të iniciohet rasti si “Hetim i vdekjes”.

Related Articles