Rastësi që e çoi në qeli: 20-vjeçari ndalet për kontroll rutinor në Kaçanik, rezulton i dënuar për drogë

Rastësi që e çoi në qeli: 20-vjeçari ndalet për kontroll rutinor në Kaçanik, rezulton i dënuar për drogë

Një 20-vjeçar është arrestuar në Kaçanik, pasi gjatë verifikimit të dokumentacionit është konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë aktive gjyqësore.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 05:10, kur patrulla policore e Stacionit Policor në Kaçanik, gjatë patrullimit, ka ndaluar personin me inicialet M.R.

Gjatë kontrollit dhe verifikimit në sistemin e urdhëresave, policia ka konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, me urdhër të gjykatës, 20-vjeçari është dërguar për vuajtjen e dënimit prej gjashtë muajsh.

Related Articles