Gjykata Themelore në Ferizaj u ka caktuar masën e paraburgimit tetë të arrestuarve për aferën “Brezovica”.
Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat si më poshtë.
I.M. i dyshuar për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit.
A.I.. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit
Z.G dhe A.X. të dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë dhe në bashkëkryerje ushtrimi i ndikimit.
M.SH. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit.
F.H. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit.
R.A. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së; falsifikimi i dokumenteve nga neni 398 paragrafi 2 të KPRK-së.
H.A. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) të dyshuarve: I.M., Z.G., A.X., M.SH., F.H., R.A., H.A. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë, ndërkaq sa i përket të pandehurit A.I. i caktohet masë e sigurisë me të cilën është urdhëruar paraqitja në Stacionin Policor – Qendra në Prishtinë dhe ndalimi për tiu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/