Gjykata e Pejës ka vendosur për sekuestrimin e përkohshëm të 75 vilave në Brezovicë.
Në vendimin e marrë të hënën, Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Ferizajt të datës 14 tetor të këtij viti, kur është kërkuar sekuestrimi i tyre.
Ndër 75 vilat e sekuestruara përkohësisht nga Gjykata e Pejës janë edhe vilat e 3 gjyqtarëve.
Bëhet fjalë për vilën e kryetarit të Gjykatës së Ferizajt, Bashkim Hyseni, i cili në listë renditet i 39-ti.
Në këtë listë është edhe gjyqtari i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi.
Edhe Maliqit i është sekuestruar vila, e cila në listën e Gjykatës renditet e 36-ta.
Sekuestrimit nuk i ka shpëtuar as gjyqtari tjetër, Mustafë Tahiri, i cili sot është gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Tahiri në listën e pronave për të cilat Gjykata e Pejës ka vendosur të sekuestrohen përkohësisht renditet i 38-ti.
KALLXO.com ka siguruar listën e plotë të pronave për sekuestrimin e të cilave ka vendosur Gjykata e Pejës.
Në të janë të renditura vilat e politikanëve, gjyqtarëve, biznesmenëve dhe qytetarëve të tjerë.
Kjo është lista e plotë me emrat e personave pronat e të cilëve Gjykata ka vendosur t’u sekuestrohen.