Rasti “Brezovica”, policia me aksion për fajde në disa komuna të vendit

Që nga orët e hershme të mëngjesit është duke u zhvilluar një aksion policor nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Rastin e ka klonfirmuar edhe prokurori i këtij rastit, Rasim Maloku.

Ai ka treguar se aksioni ka rrjedhë prej rastit ‘Brezovica’, e që ka të bëjë me fajde.

“Është duke u zhvilluar një aksion. Ka rrjedhë prej rastit “Brezovica”. Ka të bëjë me fajde”, tha shkurtimisht Maloku duke thënë se më vonë do të jipen detajet.

Kjo bastisje është duke u kryer në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri dhe Lipjan./Sinjali/

Related Articles