Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin e pestë për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë.
Të hënën u raportua në media se një 11 vjeçare është dhunuar nga pesë persona të shtunën mbrëma në Prishtinë, shkruan Gazeta Enigma.
Në lidhje me këtë çështje Gazeta Enigma ka kontaktuar psikologun, Rron Kastrati, i cili në cilësin e psikolut ka dënuar dhunimin ndaj 11 vje dhunimin ndaj 11 vjeçares.
Tutje Kastrati ka treguar edhe shkaktarët kryesorë që qojnë deri në akte të tilla, të shëmtuara e çnjerëzore.
‘’Fillimisht në cilësinë e Psikologut dënoj ashpër aktin më të shëmtuar çnjerëzor, dhunimin seksual ndaj të miturës 11 vjeçare’’, ka deklaruar Kastrati.
‘’Shkaktarët janë multifaktorial por gjeneza e problemeve devijon nga familja, konkretisht qasja psikoedukative e stileve prindërore sepse prindërit kanë një përgjegjësi themelore derisa fëmija të arrij në moshën adulte (të rritur), dhe po ashtu ndër tjerash cilësia e edukimit arsimor në institucione shkollore është një ndër faktorët kryesor, por për të gjitha këto forma ciklike të jetës së të miturve dhunues që kanë ushtruar dhunë të detyrueshme seksuale ndaj një të miture 11 vjeçare rolin dominant në ekzaminimin e rastit e vlerëson një Psikolog profesionist, një grup specialistësh të fushave sociale dhe mjekësore deri tek konkluzionet e faktuara psikike dhe socio-emocionale’’, ka theksuar ai.
Kastrati tutje ka shtuar se ka edhe shkaktar të tjerë që qojnë deri në veprime të tilla. Disa nga to janë modelimi dhe introjektimi keqinterpretiv i rrjeteve vrastare të filmave nga bota e internetit, rrugaqëria vulgare e banaliteteve mafioze që promovojnë stile të jetës së shfrenuar, injektimi i drogave, e shumë të tjera.
‘’Gjithashtu një impakt tjetër në shfaqjen e sjelljeve të tilla keqtrajtuese është modelimi dhe introjektimi keqinterpretiv i rrjeteve vrastare të filmave nga bota e internetit, rrugaqëria vulgare e banaliteteve mafioze që promovojnë stile të jetës së shfrenuar, injektimi i dograve, substancave psikotrope në grupacione të ndryshme të Adoleshentëve dhe tek të rriturit që keq shfrytëzojnë në rrugë trafikimi këta të mitur, dhe së fundmi ekspozimi i të miturve antisocial dhe atyre delikuent në rrjete pornografike, padituria ose njohuritë e dobëta mbi njohuritë e përgjithshme seksuale, disiplinimi i ulët në krahasim me tolerancën e pakufishme të prindërimit (familjes) dhe neglizhencës së tyre, rreth anshmëritë ekonomike e financiare, dukuritë degraduese të dhunës bulliste në shkolla etj’’, tha Kastrati për Enigmën.
Sipas Kastratit kryesit e veprave të tilla janë të prekur nga çrregullimet psikopatologjike të personalitetit.
‘’Gjegjësisht pastaj ndëshkimet ligjore parashtrohen në harmoni të plotë me ligjet në fuqi referuar kodit penal të Republikës së Kosovës, dhe po ashtu këto ndëshkime duhet të jenë dëshmi stopuese ndaj çdo fenomeni tjetër të ngjashëm, këto akte të shëmtuara “virusale” duhet të ç’rrënjëzohen nga kopshti i pemëve të shëndosha që simbol kanë rininë e freskët vendore, femrat e frikësuara që meritojnë mbrojtje dhe të pajisen me strategji përballimi e luftimi ndaj këtyre deformimeve epshore e instinktive të të rriturëve që janë të prekur nga çrregullimet psikopatologjike të personalitetit’’, tha ai.
‘’Pra inkurajoj të organizohen tryeza dhe takime urgjente për ndërgjegjësim të plotë institucional, familjar, e shoqëror, por jo vetëm kaq duhet të ndërmerren masa emergjente në çdo përmasë’’, ka theksuar Kastrati.
Sipas tij duhet me patjetër që edukata seksuale të përfshihet si lëndë obligative në institucionet shkollore.
‘’Apelimet dhe thirrjet sensibilizuese ndaj këtyre fenomeneve dhe dukurive anormale tashmë duhet të jenë kryefjala e përditshme mediatike e shoqërore’’, tha ai.
‘’E ritheksoj sërish: Duhet të përfshihet edukata seksuale si lëndë obligative në institucionet shkollore, sa më shumë stërzgjatet kjo tematikë prioritare aq më tepër mund të cenohemi nga këto fatkeqësi mendore’’, ka përfunduar Kastrati.
Kujtojmë se të mërkurën e 31 gushtit mbahet protestë për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë dhe Tiranë.
/Gazeta Enigma/