Disa persona janë arrestuar sot në aksionin e sotëm policor në Kaçanik, raporton Gazeta Enigma.
Lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, janë arrestuar rreth tetë persona.
Ndonëse ende nuk është konfrmuar nga autoritetet, ish ministri Xhelal Sveçla ka reaguar në rrjetin social “Facebook”.
Ai ka shkruar se “Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi. 0 tolerancë!”. / Gazeta Enigma