Arsenali ka kompletuar transferimin e portierit David Raya nga Brentfordi, shkruan Gazeta Enigma.
Londinezët kanë paguar 27 milionë funte për portierin spanjoll, i cili sezonin e kaluar luajti si i huazuar.
“Pas një viti huazim, më në fund mund të them se jam lojtar i Arsenalit për vitet që do të vijnë. Jam i lumtur për të ardhmen dhe gjithmonë kam jetuar të tashmen”, ka thënë Raya.
Raya fitoi Dorezën e Artë në sezonin debutues me Arsenalin, duke mbajtur portën e paprekur në 16 ndeshje.
Raya është pjesë e Spanjës për Evropian.